E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festimet e Ditës së Verës në Tiranë, event edhe për katërputroshët

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Në kuadër të festimeve për Ditën e Verës, në Tiranë janë organizuar një sërë aktivitetesh argëtuese për fëmijë e të rritur.

Mes tyre, një event i veçantë u zhvillua edhe për dashamirësit e kafshëve shtëpiake, ku në hapësirat publike u krijua një hapësirë e dedikuar për katërputroshët.

Të shumtë ishin qytetarët që u ndalën për të parë nga afër aktivitetin, ndërsa fëmijët u argëtuan duke luajtur dhe duke bërë foto me katërputroshët.

Festimet për Ditën e Verës në kryeqytet përfshijnë një sërë aktivitetesh të ndryshme me koncerte, panaire, lojëra për fëmijë dhe aktivitete sportive të shpërndara në disa zona të qytetit gjatë gjithë ditës.

Dita e Verës - katërputroshët; Fotot: Andrin Hoxha 1 nga 4

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›