Fillon samiti i G 8-ës në Tokio të Japonisë
Në Tokio të Japonisë sot fillon samitit tre ditor i grupit të vendeve më të industrializuara në botë G 8-ës.
Pjesëmarrësit në takim do të bisedojnë për çështjen e ngrohjes globale dhe rritjen e çmimeve të naftës, që po prek edhe ekonomitë e këtyre vendeve.
Siç është paralajmëruar në samit duhet të miratohen masat e përgatitura nga Gjermania për luftën kundër rritjes së çmimit të ushqimeve, kurse për tu marrë më këtë problem është paralajmëruar edhe mundësia e formimit të një grupi punues.
Përskaj presidentëve dhe kryeministrave të Britanisë së Madhe, Italisë, Japonisë, SHBA-ve, Kanadsë, Rusisë dhe Francës, në takim është ftuar edhe presidenti kinez Hu Xhintao.
Të mërkurën liderëve të G-8 do t’i bashkëngjitën edhe presidentët e Brazilit, Meksikës, Afrikës Jugore si dhe kryeministri i Indisë, ku do të bisedohet për luftën kundër ndyshimeve klimatike.
Është paralajmëruar në takim të marrin pjesë edhe delegacione nga Australia, Korea Jugore, BE dhe OKB.
Mijëra persona protestuan në prag të samitit. Katër prej tyre u arrestuan.
Për sigurinë e pjesëmarrësve të samitit do të kujdesen rreth 20.000 policë. (INA)