Elbasan, policia kundër dëshmisë së sekretarit të PS-së
Drejtoria e Policisë në Qarkun e Elbasanit ka hedhur poshtë versionin e Sekretarit Rajonal të PS-së, Agim Leka. Ndryshe nga çfarë ka deklaruar një prej figurave kryesore të PS-s në Elbasan, Agim Leka policia i ka cilësuar pretendimet e tij për tu verifikuar pasi efektivat e policisë nuk kanë mbledhur të dhëna të mjaftueshme për të vertetuar atë çfarë ka ndodhur.
“Duke marrë shkas nga lajmi i dhënë se është marrë peng apo bllokuar në fshatin Gjinar nga disa personaa ish-kryetari i Partisë Socialiste në qarkun Elbasan z. Agim Leka, bëjmë me dije të gjithë opinionin pulbik se ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Sqarojmë se më dt 05.072008 rreth orës 19.50 u njoftuam me telefon nga salla operative, se shtetasi Agim Leka i cili u prezantua si Kryetar i PS në Elbasan, se në fshatin Gjinar 3-4 automjete të ngarkuara me lëndë drusore i kanë bllokuar rrugën dhe nuk e lejonin që të kthehej në Elbasan. Me të marrë këtë njoftim menjëhereë nga ana jonë u nis një grup efektivash, dhe përgjatë rrugës nuk është konstatuar asnjë mjet të ngarkuar me lëndë drusore, apo ndodnjë bllokim rruge”- tha policia.
Ndërkohë vetë Agim Leka, paraditen e së djelës ka deklaruar se policia po gabon në rast se do të fshehë apo madje edhe të përgenjështrojë atë që ka ndodhur një natë më parë në Gjinar. Leka konfirmon edhe një herë versionin e tij se 5 persona, drejtues të makinave të ngarkuara me lëndë drusore, trupa dhe dru zjarri qëllimisht dhe të parapregatitur kishin bllokuar rrugën automobilistike për ta penguar atë dhe kryetarin e komunës Gani Hida për tu kthyer në qytet.
Sjellja e shoferëve erdhi si pasojë e presionit që grupe të caktuara të interesit të cilët po presin në mënyrë makabre pyjet, bëjnë për interesa private.
“Kjo polici në vend që të zbulojë keqbërës, deklaron se nuk ka asnjë shqetësim”- ka thënë ai.