E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura e Bunës-Vier Pazar, asnjë ditë funksion si pikë kufitare

Shkodër- Pikëkalimi kufitar Ura e Bunës-Vier Pazar i inauguar 2 vjet më parë me pjesëmarrjen e autoriteve të larta të dy vendeve, Shqipërisë dhe Malit të Zi , nuk e ka zhvilluar asnjë ditë aktivitetin e tij.

Kjo sepse pala malazeze nuk ka pasur infastrukturën e nevojshme për të mundësuar funksionimin normal të këtij pikëkalimi, veçanërisht në stinën e verës, ku dy tragete ishin përgatitur të bënin rrugën vajtje-ardhje.

Deri dy muaj më parë, vendi i caktuar pranë urës së Bunës ishte i rrethuar me litarë dhe në zyrën doganore dhe atë të kontrollit kufitar e policor qëndronin punonjës pa bërë asnjë punë.

Por me ristrukturimin e policisë, policët që qëndronin me turne në këtë pike janë shkurtuar. Tashmë rrethimi është hequr dhe vetëm tre kioska të vogla që shërbenin për këto institucione të kujtojnë se aty ishte pikëkalimi kufitar i vetëm liqenor në vend, që asnjë ditë nuk e ushtroi funksionine tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›