Lushnje, largohen makinat e bllokuara në komisariat
Lushnje- Policia e rendit në Lushnje ka nisur nga puna për të larguar makinat e bllokuara ndër vite, të cilat kanën zënë oborrin e institucionit.
Mbi 150 mjete, si makina, motorçikleta etj kanë mbetur në oborrin e komisariatit të policisë peng prej vitesh, edhe pse kanë kaluar afatet limit të dërgimit të tyre në denstinacion.
Sipas burimeve të policisë mjetet janë bllokuar dhe grumbulluar në sheshin përpara policisë, dhe kanë mbetur aty me kalimin e viteve.
Më në fund është marrë vendimi për largimin e tyre dhe dërgimin për skrap, pasi pronarët nuk janë kujtuar më për të shlyer detyrimet dhe për t’i marrë mbrapsh.
Mes makinave, shumë kanë qenë të aksidentuara, të dëmtuara dhe të tjera që kanë bllokuar për verifikime të ndryshme.