E Diel, 1 Nëntor 2026

Fratini: Bisedime për liberalizimin e vizave

Një delegacion i qeverisë shqiptare, në përbërje të të cilit janë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i Integrimit, Majlinda Bregu, dhe i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi ditët e fundit një vizitë zyrtare në Bruksel. Qëllimi i vizitës mësohet se ishte informimi i përfaqësuesve më të lartë të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian mbi ecurinë e reformave të ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit dhe zbatimit të MSA-së. Takimi më i rëndësishëm ishte ai me zv/presidentin e KE-së, Franko Fratini, ku ministri Nishani paraqiti arritjet në luftë kundër kriminalitetit, ecurinë e procesit për dokumentet e reja të identitetit, forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje, e ndërkohë vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Interpolin dhe Europolin. Ndërsa u interesua për ecurinë e zbatimit nga ambasadat të Marrëveshjes së Lehtësimit të Regjimit të Vizave, Fratini deklaroi në takimin me tre ministrat shqiptarë, se së shpejti do të fillojnë bisedimet për liberalizimin e plotë të vizave dhe se në fillim të muajit mars do të bëjë një vizitë në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›