E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavaresi per Kosoven? Efekti donimo!

Në vitin 1878, në Kongresin e Berlinit, kancelari gjerman Bismark deklaroi se Shqipëria nuk ishte më shumë se "një shprehje gjeografike". Në të njëjtin vit, megjithatë, përfaqësues me ndikim nga të gjitha "krahinat otomane" të Shqipërisë, u mblodhën në qytetin e Prizrenit, në një kuvend kombëtar, duke ngritur zërin për herë të parë për t‘i dhënë Shqipërisë statusin e një shteti kombëtar. Austria-Hungaria i mbrojti deklaratat e Shqipërisë, jo vetëm atëherë, por dhe në vitet në vazhdim, duke hyrë kështu në konfrontim me Serbinë dhe Greqinë, shtete që ishin pavarësuar dhe kishin aleatë Britaninë e Madhe dhe Rusinë.

Ismail Qemali shpalli të parën dhe më jetëshkurtrën republikë të Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 1912. Por vetëm një vit më vonë, më 1913, Konferenca e Paqes në Londër i njohu kufijtë e Shqipërisë si kufij të një mbretërie të trashëgueshme (në fakt principatë e trashëgueshme), duke përfshirë brenda saj vetëm gjysmën e rajoneve me popullsi shqiptare. Traktati çoi në ndarjen e Kosovës (të dominuar kryesisht nga popullsi shqiptare) mes Serbisë dhe Malit të Zi.

Shqiptarët e kanë provuar, por kurrë nuk e kanë pranuar shovinizmin ndaj tyre, dhe sot nacionalistët shqiptarë i kanë vënë vetes si qëllim "rektifikimin" e padrejtësive historike.

Është e vërtetë se pak garanci ka pasur e ardhmja e shtetit të Shqipërisë, në atë kohë e gjithmonë. Shqipëria pothuajse u zhduk fare nga harta politike gjatë Luftës së Parë Botërore. Dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje për një ringritje të saj deri në traktatin e vitit 1926. Edhe ky u bazua në një logjikë të falsët. Qyteti i Gjakovës, për shembull, u bë pjesë mbretërisë serbo-kroate-sllovene, me gjithë numrin e vogël të popullsisë serbe që kishte. Në të njëjtën mënyrë, territori që ka qenë gjithmonë i lidhur me një kryeqendër të rëndësishme si Dibra, u nda mes ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Sot qyteti i Dibrës është pjesë e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, megjithëse tradicionalisht e historikisht zonat përreth i përkasin Shqipërisë dhe shtrihen deri në qytetin e Peshkopisë.

Ka dy çështje që ndërthuren këtu. E para është balanca delikate mes fqinjëve të Shqipërisë (Mali i Zi, Serbia dhe Greqia) dhe mbrojtësve të tyre të fuqishëm, që kanë pasur ndikim për përcaktimin e trevës etnike shqiptare (ashtu sikurse ishte Italia ajo që përcaktoi kufijtë historikë mbi vijën bregdetare shqiptare). Çështja e dytë është se ka disa nocione problematike që i referohen konceptit të një "rajoni shqiptar" apo "të një zone kulturore shqiptare".

Shqiptarët kanë jetuar gjithmonë në qendër të komuniteteve të tjera etnike në këto zona. Por a mund të themi që ky apo ai qytet "është pjesë e botës shqiptare", meqë 50 për qind, 60 për qind apo dhe 80 për qind e banorëve të tyre janë shqiptarë? Cilën përqindje të marrim dhe sidomos çfarë shkalle të marrëveshjes të përfshijmë?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›