E Diel, 1 Nëntor 2026

Fred interesohet për kalimin te PSG

Sulmuesi brazilian i Lionit, Fred, ka shfaqur interes për të kaluar te Paris Sent Zhermen gjatë merkatos së janarit. 24-vjeçari nuk po gjen më hapësira në formacion te Lioni dhe kjo e ka shtyrë të kërkojë një skuadër tjetër sa më parë. "Po, unë po interesohem për kalimin te Parisi. Ndonëse ajo skuadër aktualisht gjendet në fundin e renditjes, është një klub me emër, me një stadium të mrekullueshëm. Për më shumë, është një klub brazilian, pasi shumë lojtarë nga Brazili kanë shkëlqyer aty", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›