E Diel, 1 Nëntor 2026

Saviola, zëvendësuesi i mundshëm i Anelkas

Skuadra e Boltonit duket se ka përcaktuar që tani strategji të qarta për merkaton e janarit. Ekipi anglez rrezikon të humbasë Anelkan, i kërkuar nga gjysma e klubeve më në zë të Evropës, ndaj ka menduar menjëherë të gjejë një zëvendësues për sulmuesin francez. Emri i parë në listën e Bolton është Havier Saviola, argjentinasi i Realit të Madridit, i cili nuk i ka gjetur hapësirat e nevojshme te skuadra spanjolle. Marrëveshja mund të realizohet që në janar, pasi futbollisti rrezikon të kalojë pjesën e dytë të sezonit vetëm si figurant te madrilenët, duke humbur kështu edhe vendin në përfaqësuesen argjentinase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›