E Diel, 1 Nëntor 2026

Huande Ramos kërkon Behramin te Totenhemi që në janar

Totenhemi është vënë në gjurmët e Valon Behramit. Trajneri i skuadrës angleze, Huande Ramos, kërkon të përforcojë skuadrën dhe kosovari me pasaportë zvicerane cilësohet si një lojtar shumë i vlefshëm. 22-vjeçari është në krye të listës, që tekniku spanjoll ka përpiluar dhe synimi është që ai të bëhet pjesë e "Hotspursave" përpara mbylljes së merkatos së janarit. Totenhemi nuk është skuadra e parë britanike që interesohet për Behramin, ndërkohë që më parë mesfushori është ndjekur me vëmendje edhe nga Bajerni i Mynihut. Tashmë mbetet për të parë vetëm nëse klubi i Lacios do të pranojë që të hyjë në bisedime, që do t‘i hapte rrugën transferimit të kosovarit në kampionatin anglez. Pak muaj më parë, presidenti Lotito e kishte deklaruar Behramin të pashitshëm, pasi lojtari ishte një pjesë thelbësore e projektit që ka klubi për të ardhmen. Gjithsesi, kjo nuk mendohet ta ndalojë Totenhemin: klubi londinez është një ndër më të pasurit në Angli, e pothuajse në çdo sezon shpenzon shuma marramendëse në merkato. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, trajneri Ramos synon ta marrë me çdo kusht mesfushorin, për të tentuar ngritjen në klasifikim. Deri më tani skuadra ka zhgënjyer dhe në 21 takime të zhvilluara ka marrë vetëm 24 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›