"Gazprom", redukton furnizimet për Ukrainën
Si një shenjë e re që Rusia nuk do të zbusë politikat e saj të rrepta në sektorin e energjisë, gjiganti rus i gazit, "Gazprom", reduktoi furnizimet për Ukrainën me një të katërtën, kjo nën pretekstin e mospagimit të borxhit të vjetër. "Gazprom" dha në anën tjetër garanci, se BE-ja nuk do të prekej aspak nga ky rekomandim. Putin dhe Medvedev thonë se do t‘i binden Kushtetutës, që i jep Presidentit kontrollin mbi politikat e jashtme dhe ministritë e fuqishme si ajo e Mbrojtjes dhe shërbimet e sigurimit, ndërsa Kryeministri kujdeset për ekonominë dhe shërbimet sociale. Por nuk është ende e qartë se kush prej tyre do ta drejtojë me të vërtetë vendin e madh dhe të armatosur me armë bërthamore, ndërsa analistët pyesin sa do të zgjasë marrëveshja e tyre e ndarjes së pushtetit. Shumë rusë i gëzohen të mirave të bumit më të madh ekonomik në një gjeneratë, kryesisht si pasojë e eksporteve të naftës dhe e shohin Medvedevin si trashëgimtarin natyror të Putinit. Kundërshtarët e Kremlinit i quajtën zgjedhjet e së dielës një farsë dhe thirrën për protesta e marshime në Moskë dhe Shën Petërburg, por autoritetet ndaluan marshimin në kryeqytet.