E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet pas tri javësh i mbyturi

Pas tre javëve kërkime gjendet gjysmë i dekompozuar trupi i pajetë i 46-vjeçarit Gani Lika. Ka qenë ora 15.30 e ditës së djeshme, kur persona të rastësishëm kanë lajmëruar policinë e Peqinit për gjetjen e një kufome anës lumit Shkumbin. Policia që ka shkuar shpejt në vendngjarje, ka bërë menjëherë identifikimin e kufomës, e cila, sipas tyre, i përkiste 46-vjeçarit Gani Lika, i mbytur rreth tri javë më parë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21.00 të 23 nëntorit, kur Gani Lika, banor i lagjes "5 Maji" të Peqinit, ka qenë duke udhëtuar nga Peqini për në Elbasan me motor. Si pasojë e shpejtësisë, ai ka dalë nga rruga, duke përfunduar në lumin Shkumbin bashkë me motorin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›