E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania vendos ambasadën në Prishtinë

Që nga dita e djeshme përfaqësia diplomatike gjermane në Prishtinë ngrihet në nivel ambasade të Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë. Ndërkohë, pritet që shumë shpejt të emërohet edhe ambasadori i ri gjerman në Kosovë. Ushtruesi i detyrës së ambasadorit gjerman, Karl Vokalek, tha se deri më tash zyra ndërlidhëse ka kryer të gjitha detyrat që i kryen një ambasadë. Por, Kosova deri më tani nuk ka qenë një vend i pavarur, ndërsa marrëdhëniet diplomatike mund të lidhen vetëm me shtetet e pavarura dhe sovrane. "Tani kemi pasur mundësinë të vendosim këtë pllakë me emërtimin Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo tregon që ne jemi këtu për të mbrojtur dhe zbatuar interesat gjermane në vend. Marrëdhëniet do të mbesin të njëjta, nuk do të ndryshohet asgjë", tha diplomati Karl Vokalek. Ai tha se Gjermania do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën jo vetëm si shtet, por edhe në kuadër të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›