Rehn: Maqedonia e Mali i Zi të vendosin
Komisioneri evropian për Zgjerim, Olli Rehn, u ka bërё thirrje vendeve anëtare të BE-së që tё njohin pavarёsinё e Kosovёs. "Tani më shumë se 12 vende tё BE-sё e kanë njohur pavarёsinё, andaj shpresoj se edhe te vendet tjera do të dominojë maturia dhe do ta përcjellin shembullin e këtyre tё parave", ka thёnё Olli Rehn.
Ai u takua të martën me kryetarët e Maqedonisë dhe Malit tё Zi, dy vende këto fqinje tё cilat edhe mё tutje po hezitojnë për ta njohur shtetin e ri të Kosovës. Presidenti maqedonas, Branko Cervenkovski, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, presin shtimin e vendeve që kanë njohur Kosovën shtet. Hezitimet e shtetit tё tij qё ta njohë Kosovën si shtet i pavarur, kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i arsyeton me stabilitetin e brendshëm.