E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra njeh pavarësinë e Kosovës

Radhës së vendeve botërore që kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, i është bashkangjitur edhe Zvicra. Pas vetëm 10 ditësh, qeveria zvicerane, përmes Presidentit të saj, Paskal Kushpe, ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Gjatë një konference për shtyp, Presidenti i Zvicrës duke njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, deklaroi se vendi ynë nuk mund të qëndrojë mbrapa vendeve demokratike, vendeve të BE për njohjen e pavarësisë së Kosovës, mbi të gjitha, kur dihet se në Zvicër sot jetojnë dhe punojnë mbi 200 mijë shqiptarë kryesisht nga Kosova. Do shtuar se Zvicra edhe pas njohjes formale të shtetit të Kosovës, Berna zyrtare, përmes diplomates së shquar zvicerane, Misheline Kalmi-Rej, ishte prononcuar disa herë pro pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›