E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha merr në Ankara mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga autoritetet mё tё larta tё vendit, bëri të ditur zyra e shtypit pranë MPJ-së. Basha zhvilloi bisedime me homologun e tij turk, Ali Babaxhan, si dhe takime tё veçanta me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan dhe me Presidentin Abdullah Gyl. Anёtarёsimi i Shqipёrisё nё NATO ishte nё qendёr tё takimeve me autoritetet e larta turke. Ministri i Jashtëm turk, Ali Babaxhan, Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, si dhe Presidenti Abdullah Gyl, rikonfirmuan mbёshtetjen e fuqishme tё Turqisë pёr anёtarёsimin e Shqipёrisё nё NATO. Personalitetet turke vlerёsuan politikёn e jashtme të Shqipërisë, pjesëmarrjen dhe kontributin e saj në misionet e drejtuara nga NATO, progresin e arritur nga Shqipëria dhe ecurinë e reformave nё fushёn ekonomike, politike dhe ushtarake. Nga ana e tij, ministri Basha theksoi se "duke mbёshtetur anёtarёsimin e Shqipёrisё nё NATO, Turqia po bёhet njё aktor global, qё ka nё qendёr tё politikёs sё saj, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë". Në këtë drejtim, ai falënderoi në veçanti autoritetet turke pёr mbёshtetjen e pakursyer tё Turqisё nё njohjen e shpejtё tё pavarësisё tё Kosovёs. Marrёdhёniet dypalёshe ishin temё e rёndёsishme diskutimi mes dy homologёve Basha-Babaxhan. Ministri Basha theksoi se investimet turke në Shqipëri kanё kapur shifrën 620 milionë USD, duke u rritur 20 herё gjatё 3 viteve tё fundit, ndёrkohё qё volumi tregtar ёshtё katёrfishuar nё 5 vitet e fundit. Nё kёtё kuadёr, ai u shpreh se "pritet hyrja nё fuqi e Marrёveshjes tё Tregtisё sё Lirё me Turqinё, nё njё tё ardhme tё afёrt". Ministri Basha kёrkoi gjithashtu që "Shqipëria të përfshihet në projektet energjetike që kalojnë nëpër Ballkan drejt Evropës, si dhe të intensifikohet bashkёpunimi nё fushёn e ushtrisё, rendit, drejtёsisё, arsimit etj". Gjatё kёsaj vizite, ministri Basha i pёrcolli Presidentit Gyl mesazhin dhe dёshirёn e Presidentit Topi pёr t‘u takuar nё njё kohё sa mё tё shpejtё, ftesё e cila u mirёprit nga Presidenti Gyl. Gjithashtu, gjatё takimit, u trajtua gjerёsisht dhe vizita e ardhshme e Kryeministrit turk, Erdogan, nё Tiranё.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›