E Diel, 1 Nëntor 2026

"E majta për integrim", Meta regjistron koalicionin

Në datë 21 shkurt në vijimësi të deklaratës së Metës dhe kryesisë së kësaj force politike, si dhe nisur nga të gjithë faktorët politikë që çuan në këtë vendimmarrje u regjistrua pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë kërkesa për të regjistruar ligjërisht subjektin politik "Koalicioni e Majta Për Integrim". Në këtë grupim politik do të bëjnë pjesë jo vetëm përfaqësues të partive dhe sferave politike, por dhe personalitete të fushave të ndryshme, deputetë, të zgjedhur vendorë të çdo hierarkie. Si dhe çdo shqiptar ose shqiptare që do të gjejë aspiratat e veta në platformën, statutin dhe programin e këtij formacioni politik, i cili ashtu siç ka dhe emrin pa ekuivok i përket të majtës shqiptare në tërësi. Kjo kërkesë u depozitua nga sekretarja organizative e LSI, Brizida Gjikondi. Konform shortit ligjor, kjo çështje u përcaktua marrja në administrim gjyqësor nga gjyqtari dhe njëkohësisht nënryetari i Gjykatës së Rrethit Tiranë, Artur Gaxhi. Seanca e parë është caktuar në datë 26.03.2008 dhe në mbështetje të procedurave të përcaktuara me ligj kjo kërkesë ditën e gjykimit do të shoqërohet nga statuti i këtij subjekti politik, lista e firmëtarëve, programi, platforma dhe akt themelimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›