Gjirokastër, avokatët në protestë
Autori i Lajmit: red.
Prangosja e kryetarit të dhomës së avokatëve të qarkut Gjirokastër, Benard Aliko, dhe keqtrajtimi i tij nga punonjës policie, është bërë shkak për një protestë të pazakontë të komunitetit të avokatëve. Dhoma e avokatëve të qarkut Gjirokastër ka nisur një protestë publike, duke bojkotuar të gjitha proceset gjyqësore si penale ashtu dhe civile. Nënkryetari kësaj dhome avokatësh, Tahir Novi: "Do të ndërpresim shërbimin e avokatisë për një javë, duke filluar prej së hënës e deri të premten. Ne i kemi bërë thirrje komunitetit të qarkut Gjirokastër të na mirëkuptojë për këtë veprim që po kryejmë, sepse është edhe në interes të tyre, për të kuptuar se askush nuk ka të drejtë të ndalojë, të arrestojë apo të kryejë veprime të kundërligjshme, pa pasur një vendim gjyqësor apo penal të formës së prerë, apo një urdhër me shkrim të prokurorit për të kryer ndalimin apo arrestimin."
Me protestën e avokatëve të qarkut Gjirokastër janë solidarizuar edhe dhoma të tjera avokatësh. Avokatët e vlerësojnë këtë ngjarje si një cenim flagrant të lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, e kërkojnë shkarkimin e drejtorit rajonal të policisë si dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të paprecedent. Me protestën e avokatëve janë bashkuar edhe disa asosacione e shoqata të ndryshme. Nga ana e vet policia vendore, përmes një komunikate pohon se ngjarja ka qenë një keqkuptim në identifikimin e personit. Ndërkohë proceset gjyqësore janë bllokuar dhe kryetari Gjykatës së Faktit Gjirokastër, Desart Avdyli, thotë se ato do të kryhen në kohën e përshtatshme sipas ligjit: "Për të gjitha gjykimet që do të zhvillojmë, do t i zhvillojmë në kohën e duhur. Gjyqtarët që do të zhvillojnë këto gjykime dhe administrata e gjykatës do të sillen me etikë, me ndershmëri e profesionalizëm. "Protesta e dhomës të avokatëve vlerësohet nga analistët e këtushëm edhe si një apel që komuniteti i drejtësisë i ka drejtuar Presidentit të Republikës dhe organizmave ndërkombëtare për të mbrojtur e respektuar pavarësinë e sistemit shqiptar të drejtësisë.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008