Vetëvaret një djalë 22-vjeçar në periferi të Tiranës
Autori i Lajmit: red.
Një i ri i ka dhënë fund jetës vetëm në moshën 22-vjeçare duke u varur në një pemë të oborrit të banesës së tij. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit kur Astrit Hasani ka marrë një copë litar dhe më pas e ka lidhur lak duke e vendosur në fyt me qëllim realizimin e vetëvrasjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 thanë se në lidhje me ngjarjen, u njoftuan sot rreth orës 07.45. Një grup hetimor ka shkuar në Fushë-Mëzez ku dhe ka nisur hetimet. “Ne jemi duke mbledhur dëshmi dhe prova për të përcaktuar rrethanat e plota dhe motivet e kësaj ngjarjeje që paraprakisht besojmë se është një vetëvarje”, - deklaruan për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare të policisë së Tiranës. Ata shtuan se ende nuk kanë një pistë të saktë mbi ngjarjen që i mori jetën të riut shkodran, i cili prej disa vitesh ishte zhvendosur në periferi të Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008