Mbi 1.3 milion USD ndryshojnë pamjen e Gjirokastrës
Autori i Lajmit: Fatiola Kurteshi
Pas vlerësimit si pasuri botërore dhe futjes në UNESCO, qyteti i gurtë i Gjirokastrës duket se ka filluar të ndërrojë pamje. Një fond prej 1.3 milion USD i qeverisë shqiptare, i akorduar UNESCO-s për t u tenderuar sipas kritereve ndërkombëtare, ka mundësuar restaurimin e objekteve “monument kulture” në qendrën historike të këtij qyteti. Procesi synon ruajtjen e origjinalitetit të këtij qyteti si një destinacion me vlera të padiskutueshme historike dhe kulturore. Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Olsi Lafe, sqaroi të martën në një konferencë për shtyp, se “fondi prej 1.3 milion dollarësh i qeverisë u tenderua nga UNESKO, sipas kritereve ndërkombëtare, me destinacion restaurimin e objekteve “monument kulture” në qendrën historike të Gjirokastrës. Ky fond është duke u lëvruar nga firma restauruese që ka fituar tenderin e organizuar nga UNESKO”. Ai përmendi disa nga objektet ku po punohet në Gjirokastër si zona e Qafës së Pazarit dhe banesa të tjera pranë saj si Angonatet, Kabilatet, Gurgajt, etj. Sipas tij, puna ka filluar në objektet që e kishin më të nevojshme ndërhyrjen. "Të gjitha këto punime po kryhen në përputhje të plotë me kalendarin e ndërhyrjeve restauruese, të përgatitur nga UNESKO dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës në varësi të MTKRS", - tha ai, ndërsa shtoi se "qëllimi i ndërhyrjes restauruese mbetet ruajtja e origjinalitetit të Gjirokastrës për sot dhe për brezat që do të vijnë, si një destinacion me vlera të padiskutueshme dhe me vizitueshmëri të lartë të turistëve vendas dhe të huaj”. Ndërkohë, burime zyrtare nga MTKRS thanë se fondet e dhëna nga buxheti i shtetit për Gjirokastrën në periudhën 2007-2008 kanë arritur në rreth 60 milionë lekë, me qëllim restaurimin e qendrës historike, rrugët e fasadat, por edhe shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare, Babaramos, Çabejt, si dhe Hanin e Zagorisë, një investim thelbësor për të gjithë qytetin, me vlerë 24 milionë lekë. Vetëm për vitin 2009 nga buxheti i shtetit janë planifikuar rreth 43 milionë lekë investime, të përqendruara në qendrën historike të qytetit të Gjirokastrës. Përgjatë kësaj periudhe është krijuar për herë të parë Zyra e Koordinimit dhe Administrimit të Qendrës Historike të Gjirokastrës, që plotëson kriteret e vendosura nga UNESCO për qytetin e gurtë. Qyteti i gurtë i Gjirokastrës fitoi statusin pasuri botërore e UNESKO-s në vitin 2005, gjatë konferencës Lafe nuk harroi të përmendte edhe 47 shtëpitë e restauruara në qytetin e Beratit, i cili ka disa muaj që u pranua në gjirin e pasurive botërore të kulturës. Gjithashtu fondi i fituar pranë KE me vlerë 3 milionë euro për restaurimin e kalave mesjetare të Himarës, Tiranës e Krujës, fondi i fituar pranë qeverisë spanjolle me vlerë 3,26 milionë euro i cili do të përdoret për Muzeun Historik Kombëtar dhe në zhvillimin e mëtejshëm të Turizmit artizanal në vendin tonë, së bashku me vlerën totale të investimeve të buxhetit të shtetit, 305 milionë lekë, ka rritur 10 herë më shumë fondin për investime në fushën e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri për vitin 2008 krahasuar me një vit më parë.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008