Nuk ishte kryetari i komunës Xibër, por i fshatit Xibër-Murizaj
Në gazetën e datës 22 qershor 2008, në shkrimin me titull “Xibër, kryetari: Do të votoj Ramën”, citohet kryetari i Komunës Xibër, të ketë thënë se “jam i zhgënjyer nga qeveria socialiste dhe demokrate dhe se i vetmi që punon është Rama”. Dëshiroj të saktësoj se nuk kam qenë në atë takim, por ka marrë pjesë dhe ka shprehur konsideratat e mësipërme kryetari i fshatit Xibër - Murizaj, Riza Fejza. Me konsideratë për shtypin e lirë, Petrit Hoxha / Kryetar i Komunës.