E Diel, 1 Nëntor 2026

Boll me NATO-n, merruni me skamjen që bën përditë viktima!

Të gjithë e pa përjashtim jemi dëshmitarë të një mori problemesh e shqetësimesh social- ekonomike me të cilat perballen qytetaret tane. Nuk po duket ndonje drite jeshile për permiresimin sadopak të gjendjes, perkundrazi situata sa vjen dhe perkeqesohet me teper.

Skamja dhe varferia duket sheshit, shtohen perdite radhet e ushtrise së të papuneve, lypsat kane pushtuar rruget dhe trotuaret, shtrenjtesia dhe inflacioni rriten në menyre galopante, miniera e vdekjes në Bulqize rremben jete njerzish periodikisht, në spitale janë mbaruar ilaçet, në Poliçan dhe në Uren Vajgurore janë mbushur spitalet për shkak të ndotjes së ujit të pijshem, krimi dhe korrupsioni dihet vijojnë të qetë “punën”, mjaft qytetarë rrezikojne me greve urie... Dhe si për ironi të kesaj gjendje deshperuese, mazhoranca qeverisese ka rizgjidhur thesin e mashtrimeve, vazhdon të trumbetoj me buje ftesen e Shqiperise në NATO. Propagandon reformat që do të arrihen, investimet dhe objektivat utopiste si Centralet Bërthamore, modernizimin e zonave rurale, pranimin në BE e tjera...

Absurdi thellohet kur edhe disa eksponente të opozites justifikohen dhe shfajësohen duke thene se ne nuk mund të behemi kritike të semure e ngatërrestarë e sa me teper agresivë e destruktivë që të qellojme institucionet me gure, sikunder bente opozita e djeshme. Sigurisht që askujt nuk i duhet një opozite e tille, por ama askujt nuk i duhet një opozite pa nerv e pa reflekse, “e arsyeshme“ dhe qullace.

Nuk mund të funksionojë normalisht një shoqeri demokratike, pa një opozite të ndjeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›