Si konkluzionm them: I pamoralshmi nuk bën dot moral dhe pikë!
Une do ta thosha se mediat duhet të punojnë më shumë për t’i bërë presion qeverisë të hartojë politika më së pari në sferën e edukimit të rinise apo brezit të ri. Të jepen mendime të pjekura dhe kompetente, do të doja që të angazhoheshin në të dhe specialiste të kesaj sfere, pra që nga psikologët deri tek specialistet e pedagogjisë etj.
Unë mendoj që për çdo problematikë duhet të ketë më shumë profesionistë të fushës të intervistuar sesa politikanë. Sepse një fjalë e urtë thotë: “I verbëri nuk mund ta tregojë udhën, jo se s’do, po se nuk di, apo më mirë nuk e sheh dot...”.
Ndoshta jam pak me të vjetrën, por çdo emision, apo dhe keto shkrimet e thjeshta të miat dhe të tuat me shokë, nuk kane vetem qellim zbavites, po së pari edukues dhe ketu duhet vene pika. Nuk zbavitet njeriu, sidomos rinia (mosha kur hidhen bazat e edukates dhe kultures në teresi), duke tipizuar shembujt negativë. Si konkluzion, them: “I pamoralshmi nuk bën dot moral” dhe pikë.