E Diel, 1 Nëntor 2026

Bum ndëshkimesh ndaj shoferëve, 5.2 milionë lekë gjoba

Gjirokastër- Vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti, blutë e qarkullimit rrugor në tri komisariatet e qarkut, Gjirokastër, Tepelenë e Përmet kanë vendosur 11.496 masa administrative, me një vlerë prej 5.2 milionë lekë, prej të cilave janë likuiduar 8292 masaose 72.1% e tyre, me 4.82 milione leke ose 92% e vleres se gjobave.

Drejtuesit e policisë e kanë justifikuar këtë rritje me rreth 2500 masa administrative në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me rritjen e goditjes ndaj shkelësve të Kodit Rrugor.

Sipas tyre këto masa kanë dhënë efekte edhe në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe rritjes së sigurisë në rrugë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar konstatohet ulje e aksidenteve me pasoja të rënda me 2 raste më pak.

Në total janë evidentuar 7 aksidente rrugore, në të cilat kanë humbur jetën 5 persona dhe 3 janë plagosur. Te ndara sipas rretheve rezultojne qe 5 te jene kryer ne Gjirokaster dhe nga 1 ne Tepelene e Permet.

Gjithashtu po përgjatë kësaj periudhe janë bllokuar edhe 249 mjete me mangësi teknike apo mungesë dokumentacioni si dhe janë hequr 41 leje të drejtimit të automjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›