Kundërpërgjigjet Irani, realizon provën me raketa
Garda revolucionare iraniane ka kryer prova me sukses, të një rakete konvencionale, raketë që e fut Izraelin brenda rrezes së veprimit.
Ky është një paralajmërim i qartë nga Irani, një reagim ndaj një manovre ushtarake të kohëve të fundit të kryer nga Izraeli, që u pa si një provë për një sulm mbi objektet bërthamore të Iranit.
Sipas BBC-së, gjithçka është treguar nga TV shtetëror iranian, i cili tregoi provën me raketa që u krye nga një vend i shkretë, i thellë.
Tv gjithashtu tha se prova përfshiu edhe hedhje të raketave me rreze të shkurtër, të gjatë dhe të mesme, duke përfshirë dhe Shahab 3, që Irani thotë se ka rreze të 2000 km.
Një komandant i gardës iraniane tha se raketat ishin gati për të qëlluar në çdo kohë dhe në çdo vend.
Dhe në rast se kërcënimi nuk ishte ende i qartë, një zyrtar tha se Irani mund t'i prodhojë me shumicë këto raketa në vend.
Komandantë të tjerë kanë kërcënuar të mbyllin ngushticën e Hormuz-it në të cilën kalon një pjesë e madhe e naftës së botës.