E Diel, 1 Nëntor 2026

Scheffer: Dera e NATO-s e hapur edhe për Maqedoninë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka shprehur bindjen sot se Maqedonia do ta zgjidhë kontestin për çështjen e emrit, për t’u bërë anëtare e Aleancës.

“Dera jonë është e hapur dhe do të jetë e hapur. Shpresoj se kjo porosi do të dëgjohet në Shkup”- ka deklaruar Scheffer.

Sipas tij, vendi në NATO-s është i rezervuar dhe për Maqedoninë. Por për këtë ka theksuar se më parë duhet të zgjidhet problemi bilateral me Greqinë. Problem që dihet se ëhstë pikërisht për çështjen e emrit.

Deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, është bërë menjëherë pas firmosjes së Protokolit për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›