"Gjobat", vendimi detyrimisht i zbatueshem
Ligji parashikonte parapagimin e gjobave nga biznesi ne masen 15 per qind
Vendimi i Gjykates Kushtetuese per shfuqizimin e nenit te parapagimit te gjobave ne masen 15% nga biznesi pranohet qetesisht nga mazhoranca qe e propozoi kete sanksion. Deputeti demokrat, Aleksander Biberaj, tha dje se nje vendim i Gjykates Kushtetuese eshte detyrimisht i zbatueshem e per pasoje do te veproje menjehere. Pa e komentuar shume vendimin e prere te gjykates kunder ligjit te qeverise "Berisha", Biberaj u shpreh se dhe ky eshte nje tregues i qarte i mirefunksionimit te institucioneve ne vend dhe demokracise. Vetem dy dite me pare, pas shume muajsh, Gjykata Kushtetuese i dha te drejte biznesit qe te mos jete i detyruar te parapaguaj nje gjobe te vene pa u shprehur me pare per te gjykata, nese eshte e drejte apo jo. Nje percaktim i tille ishte sanksionuar ne ligjin per "Procedurat Tatimore" te miratuar nga mazhoranca ne qershor te vitit te kaluar. Ne piken 2 te nenit 3, qeveria kerkonte qe nese nje biznes gjobitej, ai te parapaguante ne vleren 15% gjoben. Pa pritur, derisa gjykata te jape nje vendim te formes se prere, nese gjoba eshte e drejte apo jo. Kunder kesaj nisme doli jo vetem opozita dhe grupet e interesit, por dhe ish-presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu.
R.R