Topi "legalizon" ndryshimet ne Kushtetute
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dha dje aprovimin e tij per ndryshimet ne Kushtetute, duke pranuar dhe faktin qe kreu i shtetit te zgjidhet me nje shumice te thjeshte votash 70+1. Pavaresisht kritikave qe beri para votimit te tyre, se jane te nxituara dhe kerkojne diskutim te gjere politik, kreu i shtetit respektoi dje konsensusin prej 115 votash te Kuvendit dhe dha firmen e tij pro tyre. "Dekretoj, shpalljen e ligjit nr. 9904, date 21.04.2008 "Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8417, date 21.10.1998 "Kushtetuta e Republikes se Shqiperise", te ndryshuar", firmosi Topi. Keshtu perfundimisht, u vendos qe Presidenti i vendit te zgjidhet edhe me shumice te thjeshte votash 70+1, jo shumice te cilesuar, sic ka qene 84 vota. Nga ana tjeter, ne menyre taksative ne Kushtetute u sanksionua dhe sistemi i ri zgjedhor. Ky sistem do te jete proporcional rajonal. Ne ndryshimet qe PD-PS me konsensus kohe me pare i bene Kushtetutes ishte gjithashtu nderhyrja ne nenet 104 dhe 105. Ligjvenesit vendosen qe me Kushtetute t'i japin te drejte Kryeministrit te shperndaje Kuvendin ne rast se nuk votohet ne te mocioni i besimit qe ai kerkon per kabinetin e tij. Ndersa per mocionin e mosbesimit u vendos qe: "1/5e deputeteve ka te drejte te kerkoje mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit. Kuvendi mund te votoje nje mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetem duke zgjedhur me votat e me shume se gjysmes se anetareve te tij nje kryeminister te ri". Ne projektin, per te cilin Topi dha firmen e njekohesisht pelqimin e tij dje, ishte dhe kufizimi i mandatit te Prokurorit te Pergjithshem. Ne Kushtetute u percaktua qe kreu i organit te akuzes te kete nje mandat pesevjecar me te drejte rikandidimi vetem njehere. Me konsensus te plote, PD-PS vendosen qe te heqin nga Kushtetuta Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Tashme ai nuk do te jete me nje organ kushtetues dhe pse ka ne dore organizimin e mbajtjen e zgjedhjeve. Funksionimi dhe veprimtaria e KQZ-se do te percaktohet ne Kodin Zgjedhor. R.Rapushi
Dekreti/ Trupa ne Bosnje
Presidenti Bamir Topi dha dje pelqimin e tij dhe per dergimin e nje grupi te asgjesimit te municioneve dhe eksploziveve te Forcave te Armatosura ne Bosnje-Hercegovine. Kreu i shtetit dekretoi aktin normativ te qeverise per dergimin e menjehershem te trupave per te marre pjese ne operacionin ALTHEA te Bashkimit Evropian per asgjesimin e municioneve".
Dekreti/ Trupa ne Bosnje
Presidenti Bamir Topi dha dje pelqimin e tij dhe per dergimin e nje grupi te asgjesimit te municioneve dhe eksploziveve te Forcave te Armatosura ne Bosnje-Hercegovine. Kreu i shtetit dekretoi aktin normativ te qeverise per dergimin e menjehershem te trupave per te marre pjese ne operacionin ALTHEA te Bashkimit Evropian per asgjesimin e municioneve".