E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Prioritet demshperblimi i pronareve

Kreu i Grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi diten e djeshme se Grupi do te shqyrtonte edhe dekretin e Presidentit per ligjin e legalizimeve. Keshtu, ne nje prononcim per mediat, kreu i Grupit te PD-se, Patozi, deklaroi se PD do te shqyrtonte nenet e kthyera te ketij ligji, por kryesisht nenin ne lidhje me demshperblimin e pronareve. Keshtu, Patozi theksoi se per demokratet kishte rendesi te gjendej konsensusi me Partise Republikane ne menyre qe ne miratimin e ketyre ndryshimeve te kishte nje konsensus te gjere. "Ne duhet te gjejme konsensus ne lidhje me keto ndryshime me aleatet ne qeveri, qe jane republikanet, te cilet kane shprehur rezerve per nje nen te ketij ligji. Nen ky qe ka te beje me afatet e demshperblimit te ish-pronareve", deklaroi Patozi ne nje prononcim per mediat. Nga ana tjeter, kreu i Grupit parlamentar te PD-se theksoi se ai do te niste negociatat me kreun e Grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi, ne menyre qe te gjendej nje konsensus ne lidhje me kete pike te ligjit. Rikthimi ne Kuvend i ketyre ndryshimeve u pershendet nga Partia Republikane dhe opozita, kjo edhe per faktin se ne menyre zyrtare perfaqesuesit e ketyre forcave politike i kishin kerkuar Presidentit Topi te mos i dekretonte ndryshimet ne ligjin e legalizimeve. Keto ndryshime u miratuan ne Kuvend ne mesin e muajit prill vetem me 52 vota dhe disa perfaqesues te mazhorances votuan kunder tyre.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›