E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonzato takon deputetët e Partisë Mundësia: Të vijojë angazhimi për reformën zgjedhore

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri të Partisë Mundësia.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i proceseve demokratike dhe avancimi i reformës zgjedhore në vend.

Gjatë takimit, Gonzato theksoi rëndësinë e vijimit të agjendës së reformave dhe rekomandoi angazhim të qëndrueshëm ndërmjet partive politike për realizimin e prioriteteve kyçe të reformës zgjedhore.

Ai nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të kontribuojë në rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe integritetit të institucioneve demokratike, duke theksuar se dialogu konstruktiv dhe respekti për shtetin e së drejtës janë elementë thelbësorë në këtë proces.

Sipas ambasadorit të BE-së, pjesëmarrja kuptimplotë e të gjithë aktorëve politikë është e domosdoshme për të garantuar reforma që i përgjigjen aspiratave të qytetarëve.

“Një demokraci e shëndetshme varet nga pluralizmi politik dhe një fushë loje e barabartë për të gjithë”, u shpreh Gonzato.

1 nga 3

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›