Grekët, përsëri kundër Kosovës
Tifozët e Olimpiakosit do të vazhdojnë të mbështetin pretendimet serbe, duke shpalosur edhe në "Stamford Brigde" një parullë kundër Kosovës. Një javë më parë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Olimpiakosit dhe Çelsit, tifozeria greke shpalosi në "Karaiskaqis" parullën "Kosova është Serbi". Një gjë të tillë, ata kanë planifikuar ta bëjnë edhe në ndeshjen e kthimit mes dy skuadrave që do të luhet në Angli. UEFA ka ndaluar gjithmonë parullat politike në stadiume, ndërsa anglezët janë shembulli më konkret i respektimit të këtij rregulli. Por mediat serbe kanë bërë të ditur se tifozeria e Olimpiakosit, në bashkëpunim me tifozët e Crvena Zvezdës së Beogradit, do të gjejnë një mënyrë për të shpalosur këtë parullë në stadiumin anglez.