Grindja, thikë vëllait të madh
Një grindje e çastit me vëllain e tij ka qenë duke i marrë jetën një 16-vjeçari nga Tirana. Dy vëllezërit kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin në shtëpi, kur loja është kthyer në një grindje mes tyre. Më pas, vëllai i vogël, 14-vjeçari N. Z., ka marrë thikën dhe ka goditur me të 16-vjeçarin G. Z. Pas kësaj ngjarjeje, të afërmit e vëllezërve kanë ndërhyrë dhe kanë dërguar të plagosurin për në spital. Forcat e Policisë së Komisariatit Nr. 4 kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë arrestimin e 14-vjeçarit, ndërkohë që kanë sekuestruar edhe armën e krimit. Megjithatë, i dëmtuari nuk ka pranuar të denoncojë kundër vëllait të tij.