Gurakuqi, kryetar i fraksionit te Ndokes
Fatjona Mejdini
Kongresi i Jashtezakonshem i Partise Demokristiane, i mbledhur nga kundershtaret e ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka shpallen diten e djeshme zevendesministrin e Jashtem, Anton Gurakuqi, si kryetarin e kesaj partie. Keshtu, ne kongresin qe moren pjese 325 delegate, votuan per Anton Gurakuqin kryetar te PDK-se 293 delegate nderkohe qe kundershtuan 17 te tjere. Duke pretenduar se ne kete kongres merrnin pjese 2/3-at e delegateve te ketij kongresi, Gurakuqi deklaroi se ky vendim ishte legjitim.
Ne nje prononcim per "Koha Jone" pas zgjedhjes se tij si kryetar i PDK-se, Anton Gurakuqi deklaroi se brenda kesaj jave do te zhvillonte edhe nje takim me kreun e qeverise, Berisha per te ndare edhe postet te qeveri me demokristianet, sipas marreveshjes se nenshkruar me pare mes PDK-se dhe PD-se. Nga ana tjeter, per gazeten Anton Gurakuqi deklaroi se do t'i drejtohej gjykates per te arritur te marr edhe vulen, seline dhe per te ndare modalitetet e tjera mes tij dhe kryetarit te PDK-se, Nard Ndoka. Ne fjalen e tij perpara kongresit te Jashtezakonshem, Gurakuqi theksoi se nje nder objektivat e ketij kongresi eshte rikthimi i legjitimitetit te Partise Demokristiane dhe permiresimi i linjes se kesaj partie, duke e cuar perfundimisht ate ne linjen e nje partie te djathte. "Zgjidhjet qe duhet te ofrojme ne kete kongres duhet te jene reale, me nje moral te ri, pasi kohet e fundit liria e mendimit u deformua me denigrimin e figurave qendrore te PDK-se nga Nard Ndoka", deklaroi Gurakuqi, duke e quajtur kete si nje parti qe Ndoka e kishte kthyer ne nje parti pazaresh.
"Kohet e fundit, PDK po jep imazhin e nje partie pazaresh, ndaj ne jemi ketu per t'i thene ndal Ndokes, pasi beteja mes vlerave dhe antivlerave ka filluar. Ikja e atyre qe nuk kane asnje vlere ne politiken shqiptare, si Ndoka, e bene PDK-ne me te madhe", deklaroi Gurakuqi ne fjalen e tij. Nga ana tjeter, Gurakuqi theksoi se ai tashme do te ishte kryetari legjitim i Partise Demokristiane dhe vete Kongresi i Jashtezakonshem i kesaj partie e kishte vendosur shkarkimin e tij. Ne punimet e djeshme te Kongresit te Jashtezakonshem merrnin pjese edhe kundershtare te tjere te ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, si zevendesministri i Integrimit, Zef Bushati, ish-kreu i grupit parlamentar te PDK-se, Pashk Ujka dhe kreu i Lidhjes Demokristiane, Nikolle Lesi. Debatet ne PDK nisen me shkarkimin nga ana e Nard Ndokes se kreut te Grupit parlamentar te PDK-se, Pashk Ujkes dhe zevendesimin e tij me deputetin e PDK-se, Ndue Shpani. Nisur nga ky fakt, kundershtaret e Ndokes ne parti dhe jashte saj deklaruan ne menyre publike se ata do te merrnin te gjitha masat per shkarkimin e Nard Ndokes si drejtues i Partise Demokristiane dhe se Ndoka ishte personi, i cili kishte abuzuar me partine. Kundershtaret e tij e akuzuan Ndoken edhe per paaftesi ne drejtimin e Partise Demokristiane dhe Ministrise se Shendetesise, duke hedhur akuza edhe per shkollimin e tij. Po keshtu, sipas tyre, ne emer te Partise Demokristiane, vete Ndoka kishte bere pazare dhe marreveshje jonormale politike.