E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Të ndalohet pastrimi etnik ndaj shqiptarëve

Riza Halimi, deputeti shqiptar nga Presheva në Kuvendin e Serbisë, ka thënë sot se nuk dëshiron të votojë për qeverinë e ardhshme, me gjithë gatishmërinë që të përkrahë të gjitha propozimet që do ta përshpejtonin hyrjen e Serbisë në BE.

Riza Halimi një qëndrim të tillë e ka shprehur në foltoren e kuvendit i bindur se midis bartësve kryesorë të shumicës parlamentare nuk ka vullnet thelbësor për zgjidhjen e problemeve shumë të ndjeshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe për mungesën e gatishmërisë që të përmbushen detyrimet ndërkombëtare dhe të krijohen kushte të barabarta për jetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në atë mjedis.

Halimi ka thënë se nuk është pjesë e qeverisë së shumicës, megjithatë një shpresë të vagullt ia ngjallë Ministria për të drejtat e njerëzve dhe pakicave.

Halimi më tej ka kritikuar pushtetin qendror se po i mbyll sytë para problemeve në Luginën e Preshevës, duke shtuar se papunësia e shqiptarëve në komunën e Preshevës është më e madhe se 70 për qind.

“Kjo do të thotë humbje e plotë e perspektivës për atë pjesë të pazhvilluar, gjë që do të përshpejtojë pastrimin etnik të shqiptarëve nga ajo zonë”, ka thënë Halimi. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›