E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamasi, përgjegjës për sulmin në Jerusalem

Izraeli është në gjendje alarmi pas atentatit në seminarin e Merkaz Haravit, që i mori jetën tetë nxënësve, të gjithë të moshës 15-16 vjeç. Në Jerusalem, policia dhe ushtria është vendosur ngado për të parandaluar trazira të mundshme apo atentate të reja. Autoritetet kanë vendosur të ndalojnë të gjithë arabët të moshës nën 45 vjeç që t‘i afrohen Malit të Tempullit për faljet e së premtes. Ndërkohë, përgjegjësinë për sulmin e mori Hamasi. "Lëvizja Hamas njofton me përgjegjësinë e saj të plotë për sulmin në Jerusalem. Lëvizja do të nxjerrë më vonë hollësira", i tha agjencisë "Reuters" zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›