SHBA, zbulohet plani për të joshur Bushin
Shërbimet e sigurimit të Shtëpisë së Bardhë kanë parandaluar një skandal të ri si ai i Monika Levinskit dhe kanë pushuar nga ekipi presidencial një grua që kishte pohuar se ishte punësuar nga demokratët për të joshur Xhorxh Bushin. Lajmi është shpërndarë nga burime të afërta me Presidentin, por për momentin emri i të infiltruarës është sekret. E infiltruara është zbuluar pas gjashtë javësh në staf", ka bërë të ditur burimi anonim. Sipas të dhënave të para, gruaja kishte ngjallur dyshime që në momentin e parë dhe ishte monitoruar me kujdes nga ekipi i sigurimit. "Gjithnjë kishte një sjellje të dyshimte dhe vishej në mënyrë provokuese, ka shpjeguar një burim në Shtëpinë e Bardhë. Kurrikulumi i saj nuk pasqyronte përgatitjen politike". Por ajo që e ka mbërthyer ka qenë një frazë e lëshuar pa kujdes. "Duhet të fitoj sa më shpejt gjunjëzimin tim presidencial", ka thënë ajo, duke përdorur të njëjtën shprehje që përdorte Monika Levinski për të përshkruar raportet e saj orale me ish-presidentin Klinton në studion ovale. Pas kësaj, vetë e infiltruara ka pranuar gjithçka dhe kishte shpjeguar se ishte rekrutuar nga demokratët për të joshur Presidentin. Pa thënë asnjë emër, vajza ka zbuluar planin për futjen në kurth të Presidentit Bush, çka do të bënte të shpërthente një skandal seksual në Shtëpinë e Bardhë. Objektivi kryesor ishte diskreditimi i Presidentit, por sipas burimeve republikane plani ishte i destinuar të dështonte edhe nëse mashtrimi s‘do ishte zbuluar. "Ndryshe nga paraardhësi i tij, Bush është një njeri me moral, që e konsideron martesën e tij të shenjtë", ka thënë një burim i afërt me Presidentin. Por, ndërkohë, demokratët kanë mohuar të jenë të përfshirë në këtë rast. "Duket si një veprim i një vajze me çrregullime, që ka vepruar e vetme", ka thënë një zëdhënës i demokratëve.