Huan Karlos, Mbreti i tradhtarëve
Huan Karlosi I? Është mbreti i bashkëshortëve tradhtarë. Një javë para 70-vjetorit të lindjes, ai është bërë sërish lajmi i ditës për shumë gazeta. "Huan Karlos dhe Sofia, portreti i një martese", është libri i publikuar kohët e fundit, i cili "hedh baltë" mbi sovranin spanjoll dhe bashkëshorten e tij Sofinë e Greqisë, aktualisht 69 vjeçe, që nga viti 1962. Libri me 259 faqe po shitet jashtëzakonisht në Spanjë, sepse autori i tij është specialisti më i mirë spanjoll për çështjet e mbretërisë dhe tregimet janë shumë të goditura: "Nuk është historia e një dashurie të madhe, as një histori dashurie, të paktën nga ana e tij nuk shfaqet diçka e tillë". E jo vetëm kaq. Libri flet gjithashtu edhe për dy të dashurat e monarkut, Marta Gayà dhe Bárbara Rey.
Autori i përshkruan me hollësi 45 vitet e martesës mbretërore, që nga njohja e tij me Sofinë, në atë kohë vajza e sovranëve të Greqisë dhe Huan Karlos kur ishte thjesht një pasardhës i Huan de Borbon, trashëgimtari i ligjshëm i fronit në mërgim në Portugali gjatë diktaturës frankiste që shfuqizoi Republikën II. Martesa nisi keq. Sofia flirtonte me princin e Norvegjisë, Harlad, i cili krejt rastësisht i dha fund lidhjes së dashurisë me të, për bashkëshorten e tij aktuale, Sonia. Gjithashtu, edhe Huan Karlos ishte i dashuruar marrëzisht me Maria Gabrielën e Savoias, një histori e cila mori fund për shkak të urdhrit të Frankos që e emëroi pasardhësin e tij në vitin 1969.
Libri, që shtjellon histori nga rrëfimet e të gjithë pjesëtarëve të oborrit mbretëror (histori të cilat janë mbuluar nga shtypi spanjoll, duke treguar historinë false të një martese ideale dhe burri shembullor), të bën të kuptosh që mbreti është një feminist i pandreqshëm dhe një burrë shumë llafazan. Pikërisht dy ditë para se të fejohej zyrtarisht me princeshën greke, Huan Karlos e kalon natën në një hotel të Romës me ish të dashurën e tij, konteshën De Robilant.
"Mbretëresha Viktoria (nëna e monarkut, bashkëshortja e Mbretit Alfonsi XIII "që e mbushi kryeqytetin me bastardë"), duke folur për martesat që e kanë bërë të vuajë shumë, pohon se spanjollët janë bashkëshortë të tmerrshëm. Martohen se janë të dashur, por më pas menjëherë të tradhtojnë. Pasioni i Huan Karlosit për femrat nuk është problem i shtetit", thotë autori i librit.
Huan Karlos u bë Mbret në vitin 1975 dhe konfirmimi i tij për t‘u ngjitur në fron erdhi nga një referendum më 1978-ën. Që në ‘77-ën Sofia kishte zbuluar mashtrimet e të shoqit. Një ditë ajo vendosi t‘i bënte një surprizë Huan Karlosit duke vajtur në vendin ku ai bënte gjueti dhe mbeti e befasuar kur pa se ai vend ishte i shkretë dhe sovrani nuk dukej gjëkundi. Tepër e indinjuar niset menjëherë tek e ëma në Londër, por më pas rikthehet sërish.
Në vitin 1990 për shkak të një udhëtimi në Kili u hap lajmi se sovranët "flenë në shtretër në ndarë": Huan Karlos në katin e parë të një hoteli, ndërsa Sofia në të dytin. Më pas vjen "viti i tmerrshëm", 1991. "Duhej të ishe budalla që në lindje që të mos e kuptoje se lidhja e dashurisë mes dy bashkëshortëve ishte thyer", tregon ai. Atë vit, Mbretëresha, e cila i kërkonte gjithnjë e më shumë informacione bashkëpunëtorit më të ngushtë të Mbretit, Kolon de Karvajal, për miqësitë femërore, largohet në shenjë proteste e vetme drejt Andeve boliviane. Zënkat filluan të bëheshin edhe më të forta dhe në Rezidencën Mbretërore dëgjoheshin të bërtiturat e Mbretëreshës: "Të urrej, të urrej", ndërsa ai i përgjigjej: "Më urre, por mos harro se nuk mund të ndahemi".
Libri, pasi u sigurua që Sofia ka marrë detyrën që i beson institucioni, atë të Mbretëreshës dhe nënës, flet edhe për dy të dashurat e tij, Marta Gayà, me të cilën Mbreti ka pasur një lidhje të fshehtë prej 18 vjetësh, dhe këngëtaren e kabareve, Bárbara Rey, seks-simboli i viteve ‘70-‘80, historia me të cilën më shumë se një aventurë e pabesueshme ka zgjatur nga viti 1977 deri në ‘94-ën. Megjithatë, pavarësisht aventurave, ai mbetet sërish një monark dhe lista e mikeshave të tij është e pafundme. Asaj i janë shtuar edhe dy italiane, një ish-modele që sot jeton në Spanjë dhe një prezantuese e njohur televizive, e cila flet gjithmonë mirë për Huan Karlosin.
Pasionet
Sofia flirtonte me princin e Norvegjisë, Harlad, i cili krejt rastësisht i dha fund lidhjes së dashurisë me të, për bashkëshorten e tij aktuale, Sonia. Gjithashtu, edhe Huan Karlos ishte i dashuruar marrëzisht me Maria Gabrielën e Savoias, një histori e cila mori fund për shkak të urdhrit të Frankos, që e emëroi pasardhësin e tij në vitin 1969
Gënjeshtrat
Huan Karlos u bë Mbret në vitin 1975 dhe konfirmimi i tij për t‘u ngjitur në fron erdhi nga një referendum më 1978-ën. Që në ‘77-ën Sofia kishte zbuluar mashtrimet e të shoqit. Një ditë ajo vendosi t‘i bënte një surprizë duke vajtur në vendin ku ai bënte gjueti dhe mbeti e befasuar kur pa se ai vend ishte i shkretë dhe sovrani nuk dukej gjëkundi
Përmbajtja
Libri flet edhe për dy të dashurat e tij, Marta Gayà, me të cilën Mbreti ka pasur një lidhje të fshehtë prej 18 vjetësh, dhe këngëtaren e kabareve, Bárbara Rey, seks-simboli i viteve ‘70-‘80, historia me të cilën më shumë se një aventurë e pabesueshme ka zgjatur nga viti 1977 deri në ‘94-ën. Pavarësisht aventurave, mbetet sërish një monark dhe lista e "mikeshave" të tij është e pafundme
Mosmarrëveshjet
"Duhej të ishe budalla që në lindje që të mos e kuptoje se lidhja e dashurisë mes dy bashkëshortëve ishte thyer". Zënkat filluan të bëheshin edhe më të forta dhe në Rezidencën Mbretërore dëgjoheshin të bërtiturat e Mbretëreshës: "Të urrej, të urrej", ndërsa ai i përgjigjej: "Më urre, por mos harro se nuk mund të ndahemi".