E Diel, 1 Nëntor 2026

I vunë tritol shtëpisë së kryekomunarit, dënohen me gjobë

SHKODËR- Ndërsa gjykata e shkallës së parë në Shkodër i kishte deklaruar të pafajshëm, gjykata e Apelit ka vendosur ndryshimin e këtij vendimi duke i deklaruar fajtor dhe i ka dënuar me gjobë.

AlfredNdue Prenga, 20-vjeç dhe Gentian Ndue Prendi, 20-vjeç, të dy nga Velipoja janë deklaruar fajtor për veprën penale të shkatërrimit të pronës me lëndë plasëse të kryer në bashkëpunim.

Këta dy shtetas më 2 qershor 2007, kanë vendosur lëndë plasëse në dy objekte, në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit Dodë Margjokaj dhe në verantën e banesës së shtetasir Dedë Marku, vëllai i kryetarit të komunës së Velipojës Nikollë Marku.

Sipas prokurorisë, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në të dy objektet, ku tek marketi ushqimor një dëm rreth 4000 lekësh të reja, ndërsa tek banesa dëmi është vlerësuar me 2000 lekë të reja.

Alfred Prenga dhe Gentina Prendi janë kapur nga policia 2 javë pas ngjarjes. Sipas hetimeve, lënda plasëse është vënë për hakmarrje, pasi dy të ndaluarit një ditë përpara ngjarjes ishin grindur në një lokal me Mirjan Dodë Margjokën dhe Viktor Dedë Markun

(nipi i kryekomunarit). Ngjarjet kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nuk kanë pasur të bëjnë me detyrën e Nikollë Markut si kryetar komune.

Sipas akuzëska qenë thjesht një hakmarrje ndaj dy personave, të cilët ishin përfshirë në një konflikt të çastit me dy autorët e dyshuar. Në seancat gjyqësore, dy të dyshuarit kanë mohuar të jenë autorë të vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa provat e sjella nga prokuroria për fajësinë e tyre nuk i kanë bindur gjykatësit.

Ata janë lënë të lirë në sallën e gjyqit, por pas apelit të bërë nga prokuroria, ata janë shpallur fajtoorë dhe janë ndëshkuar me gjobë. Shuma që do të paguajnë është 100.000 lekë pëe secilin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›