E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, asgjësohen parcela me hashash

Vlorë- Operacionet kundër kanabisit, tashmë po intensifikojnë veprimet në zona të lumit të Vlorës, apo të tjera rurale, zona këto që ndodhen në hartën e atyre që kultivojnë hashash.

Sot 25 efektivë policië janë drejtuar drejt zonave të lumit të Vlorës. Ata kanë shkelur në territore të cilat kanë qenë të mbjella me hashash.

Falë ndërhyrjes është bërë e mundur asgjësimi i 780 rrënjë kanabis në fshatin Gorrishtit dhe 1000 rrënjë të tjera janë asgjësuar në zonën e lumit të Vlorës. Mësohet se operacionet do të vijojnë intensivisht në fshatrat e lumit të vlorës, të cilat rezultojnë të jenë kultivuese të bimës së ndaluar.

Në javën që vjen priten të vijnë edhe forca të tjera policie nga kryeqyteti po për asgjësimin e kanabisit. Policia e Vlorës ka bërë me dije se do të jetë këmbëngulëse në këto operacione, për të eliminuar tërësisht ato nga harta e mbjelljeve. Por në statistikat e bluve vijon të ketë zona që ende kultivojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›