E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i makinave, francezi rrezikon 8 vjet

Linja e trafikut me makinave luksoze nga Mali i Zi ka çuar në prangat e policisë shumë shtetas të huaj

Prokuroria e Shkodrës kërkon dënimin me 8 vjet burg të francezit Saint Val. Akuzohet për 3 raste

SHKODËR- Francezi i akuzuar për trafik makinash rrezikon të dënohet me 8 vjet burg, nga Gjykata e Shkodrës. Viktor Raymond Saint-Val, i akuzuar për trafikim të mjeteve motorike të vjedhura i është nënshtruar procesit gjyqësor, ndërsa dje, përfaqësuesja e akuzës, Marjana Shtjefni, ka kërkuar këtë dënim për 20- vjeçarin francez, pasi ai është përsëritës i veprës penale. Saint-Val me kombësi e shtetësi franceze është ndaluar pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria e Shkodrës, pasika futur në Shqipëri një autoveturë të deklaruar të vjedhur në Francë. Më 7 prillit 2008, francezi ka hyrë nga Mali i Zi në Shqipëri përmes pikë-kalimit kufitar të Muriqanit. Ai është kontrolluar nga policia kufitare dhe ështëshoqëruar së bashku me mjetin me të cilin udhëtonte, një fuoristradë tip BMW-X5 ngjyrë gri , me targë 42AFG93, prodhim i vitit 2005. Pas verifikimeve të bëra në sistemin TIMES dhe kontrollit të të dhënave në Interpol ka rezultuar se ky mjet ishte denoncuar i vjedhur në Francë. Pas verifikimeve të mëtejshme, të bëra nga policia, francezi kishte hyrë dhe dy herë të tjera në Shqipëri, në vitet 2006 dhe 2007 dhe automjetet me të cilat ka hyrë në territorin tonë, në të dy rastet kishin qenë të denoncuara si të vjedhura. Në bazë të këtyre të dhënave të grumbulluara, prokuroria e Shkodrës ka nxjerrë urdhër ndalimin për 20- vjeçarin francez, i cili është arrestuar. Para trupit gjykues, të kryesuar nga gjyqtari Tonin Stërkaj , francezinuk ka foluar asnjë fjalë, por vetëm ka kërkuar ujë, ndërsa avokati i tij ka kërkuar tre ditë afat për të përgatitur mbrojtjen e klientit të vet. Nuk është rasti i parë që shtetas të huaj kapennë territorin shqiptar me mjete motorike që deklarohen të vjedhura në vende të ndryshme dhe më pas vijnë e shiten në vendin tonë. Në disa raste, janë vetë pronarët e këtyre mjeteve që bëjnë denoncim në vendet e tyre për vjedhjen e mjetit me qëllim që të përfitojnë siguracionindhe më pas me këto mjete hyjnë në Shqipëri. Në mjaft raste, janë shtetas të huaj që e kryejnë këtë aktivitet si italianë, malazezë, kroatë, boshnjakë, hollandezë, gjermanë, por dhe shtetas shqiptarë. Polica dyshon se ata janë pjesë e një trafiku ndërkombëtar mjetesh motorike të vjedhura dhe kanë bashkëpunëtorë shqiptarë. Raste të ngjashme të ndodhura në Shkodër kanë qenë ato të ndalimit të shtetasve të huaj, S. Sartori në vitin 2002, Ugo Evangjelis në vitin 2004 , Anxhelo De Markos më 2005, Riccardo Zovadelli në vitin 2006, Mirco Tagliani në vitin 2007, hollandezi Nikolas Offermars në 2005,gjermani Mikael Gunter Ullbricht më 2006 etj.Këta shtetas të huaj janë liruar me kusht nga gjykatat shqiptare duke u deklaruar si persona jo të dëshirueshëm .Vetëm pak ditë më parë gjykata e apelit në Shkodër liroi gjermanin Franc Jozef Mund, dule ia ulur atij masën e dënimit për trafik mjetesh motorike të vjedhura. A.Dushi

------------------------------------------Të huajt e arrestuar në Shkodër

S.Sartori, i arrestuar në vitin 2002

Ugo Evangjelis, i arrestuar më 2004

AnxheloDe Markos, i arrestuar më 2005

Mikael Gunter Ullbricht, i arrestuar më 2006

Franc Jozef Mund, i liruar pak ditë më parë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›