Atentat me tritol ujësjellësit të Kukësit
Shoqërohen në polici 10 persona, mes të cilëve edhe dy rojet. Babai i të shoqëruarit: Paralajmëruam bashkinë
KUKËS- Atentat me tritol ndaj njërit prej ujësjellësveqë furnizojnë me ujë qytetin e Kukësit. Një sasi tritoli është vendosur në tubacionin kryesor të ujësjellësit të Lojmes, duke lënë pa ujë një pjesë të qytetit të Kukësit dhe të disa fshatrave që furnizohen me ujë, ndërkohë që riparimi i defektit është mjaft i vështirë, pasi tubacionet janë me plastikë dhe tekstil. Policia ka shoqëruar mbi 10 persona, midis tyre dhe dy rojet e objektit të këtij ujësjellësi, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ende nuk janë gjetur shkaktarët.Burime të policisë së komisariatit të Kukësit kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur natën e së dielës, në urën e fshatit Lojme ku është vendosur edhe tubi kryesor i ujësjellësit që furnizon me ujë qytetin e Kukësit. Sasia e tritolit është vendosur në tubin kryesor mbi urë duke e dëmtuar rëndë atë.
Dhjetëra forca policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes po nuk kanë arritur të kapin apo identifikojnë autorët e këtij akti terrorist. Specialistë të Luftës KundërTerrorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukësit lidhur me këtë ngjarje theksojnë se tubacioni kryesor i ujësjellësit të Lojmes që furnizon me ujë një pjesë të qytetit të Kukësit dhe fshatrave përreth është dëmtuar nga goditja me lëndë eksplozive e llojit tritol. Specialistët e Antiterrorit kanë shoqëruar në polici rreth 10 persona, ku shtatë prej tyre pasi janë marrë në pyetje janë liruar.Ndërkohë që ndaj tre personave vazhdojnë ende pyetjet nga ana e policisë. Nëpolici janëshoqëruar edhe dy rojet e objektit, ku njëri prej tyreështë liruar, ndërsa Edmond Mani, 17 vjeçështë mbajtur në organin e policisë duke iu nënshtruar pyetjeve intensive nga ana e specialistëve të Antiterrorit. Por babai i 17- vjeçarit të ndaluar ka bërë me përgjegjësi bashkinë e Kukësit dhe ndërmarrjen e Ujësjellësit, pasi kishte paralajmëruar këto institucione se nga katër roje që paguheshin në këtë ujësjellës vetëm dy paraqiteshin në punë, ndersa dy të tjerë vetëm merrin rrogën.
Shpërthimi me tritol ka ndodhur rreth 1 kilometër larg vendit të rojes. Policia po heton rreth pistave të vendosjes së tritolit, ku njëra prej tyre është ajo e konflikteve të vazhdueshme për vende pune në këtë ujësjellës. Por një ndër pistat e hetimit është edhe e një fondi të madh që po përflitet për ujësjellësin e Kukësit, ku specialistët e konsiderojnë atë të panevojshëm. Dalja jashtë loje e Ujësjellësittë Lojmes ka vështirësuar edhe më tej furnizimin me ujë të qytetarëve të Kukësit, të cilët po vuajnë prej muajsh mungesëne ujit të pijshëm për shkak të mosmenaxhimittë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, e cila ka kaluar këtë vit nën administrimin e Bashkisë. Ujësjellësi i Lojmës është ndërtuar në vitin 1999 me fondet e qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhuratë për popullin e Kukësit për menaxhimin e krizës kosovare. Kukësi furnizohet vetëm një orë përgjatë 24 orëve, megjithëse prurjet e ujit janë të bollshme.Tre ujësjellësa që furnizojnë Kukësin me ujë kanë një prurje të përbashkët 73 litër për sekondë, megjithëse kemi të bëjmë me një periudhë stinore të pafavorshme.
Ujësjellësi i Kukësit dhe atentatet kundërtij
Atentati i së dielës me tritol ndaj ujësjellësit të Kukësit mund të etiketohet si atentat i radhës. Ndërmarrja e ujësjellësit të Kukësit ka tre vendburime dhe pikërisht ai i Kolesjanit, Limthit dhe Lojmes. Prurjet kryesore në këtë ujësjellës janë ato të Kolesjanit të cilat arrijnë deri në 80 litër në sekondë. Por ujësjellësi i Kolesjaniti është nënshtruar disa herë atentateve me tritol.Atentati i fundit ka qenë ai i 30 majit të vitit 2003.Ndërkohë që tubacionet e ujësjellësit të Kukësit i janë nështruar goditjeve me tritol edhe me 7 korrik të vitit 2001 dhe më 17 gusht të vitit 2000. Por për të gjitha këto atentate janë dënuar vetëm dy persona, ndërsa të tjerët nuk janë identifikuar. Këta persona u akuzuan se kishin paralajmëruar me anë të fletushkave se do të hidhnin në erë ujësjellësin pasi KESH-i i kishte ndërprerë dritat fshatit, por ata kishin mohuar kategorikisht se kishin ndërmarrë ndonjë veprim konkret ndaj këtij ujësjellësi.