Informacion për emigrantët në dy gjuhë, shqip dhe italisht
Një broshurë e cila do të jetë në dy gjuhë të huaja do të qarkullojë në të gjitha qytetet italiane. Duke qenë se punonjësit e institutit INAS janë të shpërndarë në degë të veçanta në të gjitha qytetet kryesore në Itali, për t‘i përçuar informacionin emigrantëve shqiptarë do të jetë më e lehtë. Qëllimi kryesor i kësaj broshure do të jetë informacioni konkret se ku duhet të drejtohen emigrantët për informacion lidhur me të drejtat për përfitimet e tyre, në formën e pensionit. Ku duhet të paguajnë, sa duhet të paguajnë dhe cilat janë vendimet e fundit të cilat mundësojnë lehtësimin e përfitimeve të tyre.