E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektorati bllokon naftë jashtë standardit

Nga kontrolli i ushtruar dy ditë më parë në pikat e karburantit në kryeqytet, rezultoi se shitej naftë "Diesel" jashtë standardit. Në kontrollet e ushtruara nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) rezultoi se disa pika karburanti me emër në Tiranë, shitej karburant D2 për D1, sqarojmë se nafta D2 është prodhim vendi dhe vlerësohet me pak cilësi, ndërsa D1 (eurodiezel) cilësohet naftë importi më afër standardeve. Sipas drejtuesve të IQT-së, subjekti u gjobit sipas legjislacionit në fuqi dhe se inspektorati është duke ndjekur me kujdes situatën në tregun e karburanteve. Burime zyrtare nga IQT, shprehen për gazetën, se ka pasur raste të tjera të kësaj natyre, por nuk janë të përsëritura. Ndërsa aksioni i fundit u referohet rasteve të përsëritura, duke detyruar IQT-në të vendosë gjoba që shkojnë deri në 500 mijë lekë. Sipas raportit të kryer për vitin që shkoi, janë ulur rastet e konstatimit të shitjes së naftës me qëllim abuzues, deri në 30 për qind, ndërsa problem vazhdon të mbetet shitja e bombolave të gazit të lëngshëm vend e pa vend, por që sipas IQT-së, licencën për këtë aktivitet e jep bashkia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›