E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael-Tiranë, me linjë direkte

Për herë të parë në histori, një avion me 175 pasagjerë në bord është nisur nga Tirana në një fluturim direkt për në Izrael. Fluturimi i parë komercial, Tiranë-Lod është realizuar nga shoqëria izraelite, "Israir" dhe 175 dy ditë më parë dhe 175 pasagjerët kanë qenë kryesisht sipërmarrës, të cilët udhëtonin për qëllime biznesi. Kjo është hera e parë që Shqipëria lejon një avion izraelit të kryejë një fluturim tregtar në territorin e saj. Një tjetër udhëtim është parashikuar për t‘u kryer në mars, i cili pritet të transportojë grupe turistike nga Shqipëria në Izrael. Por kompania "Israir" shpreson që të nisë një linjë standarde me fluturime direkte mes dy vendeve. Enti izraelit i turizmit pret që gjatë vitit 2008 numri i shqiptarëve që do të vizitojë shtetin hebraik të jetë më i madh se 5 mijë persona. Gjatë vitit që lamë pas, sipas këtij institucioni, Shqipëri u shndërrua në një destinacion strategjik turizmi për Izraelin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›