E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja pse Bajerni po shkëlqen



Një sezon i jashtëzakonshëm i Bajernit të Mynihut, pikërisht në vitin e parë të projektit të klubit. Janë shumë pranë triumfit në të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë dhe sigurisht që kjo është falë një sërë arsyesh.
- Trajneri: Luis van Gal nuk e nisi shumë mirë aventurën e tij, por arriti të krijojë një ekip shumë kompakt dhe të gjejë pozicionet e duhura të lojtarëve. Rezultoi shumë e suksesshme formula që Lahm dhe Roben të luajnë në krahun e djathtë.
- Merkatoja: Pjesa më e madhe e blerjeve rezultuan shumë të suksesshme, duke përmendur emra si Arjen Roben dhe Ivica Oliç, të cilët janë shndërruar në liderë të ekipit.
- Talentet: Pavarësisht se me një rivalitet të madh në organikë dhe me futbollistë me shumë eksperiencë, trajneri Van Gal ka bërë një punë të shkëlqyer edhe me talentet. Lojtarë si Badshtuber, Kontento, Myler, madje edhe Alaba, kanë luajtur shumë herë si titullarë.
- Harmonia: është shumë i rëndësishëm fakti që kanë ruajtur një harmoni mes lojtarëve. Pavarësisht se trajneri ka lënë në stol shpesh herë, futbollistë si Gomez apo Klose, nuk janë krijuar pakënaqësi mes lojtarëve.
- Uria: Të gjithë lojtarët kanë një dëshirë të madhe për të fituar trofe, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk e ka bërë dot një gjë të tillë. Vetëm kapiteni Van Bomel ka triumfuar në kompeticione të rëndësishme si Liga e Kampioneve.
- Familjariteti: Marrëdhënia mes drejtuesve dhe lojtarëve ka qenë mjaft familjare, pasi presidenti Uli Hënes ka qenë gjithnjë i pranishëm në ecurinë e skuadrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›