E Hënë, 2 Nëntor 2026

KINEMA – Vdes aktori i njohur suedez, Bjorn Andresen

OSLO, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Bjorn Andresen, aktori suedez i njohur më së miri për rolin e tij në filmin “Death in Venice” (1971), ka vdekur në moshën 70-vjeçare.

Në moshën 15 vjeç, atij iu afrua regjisori italian Luchino Visconti, i cili po kërkonte djalin e përsosur për të luajtur Tadzio-n, një adoleshent të pashëm me të cilin Gustav von Aschenbach, i luajtur nga Dirk Bogarde, ishte i fiksuar.

“E mësuam nga vajza e tij”, tha Kristina Lindstrom, e cila bashkëregjistroi një dokumentar për jetën e aktorit suedez me Kristian Petri, i cili u transmetua në vitin 2021.

“Është një situatë e veçantë kur kalon kaq shumë kohë së bashku për kaq shumë vite… Fakti që ai nuk është më këtu, është i vështirë për t’u kuptuar. Është e vështirë për ta pranuar”, theksoi ajo.

Roli i tij në filmin e famshëm franko-italian, me të cilin fitoi edhe epitetin “djali më i bukur në botë”, e shtyu drejt famës.

Ky imazh i ngeli në mendje dhe më vonë do të tregonte se si kjo përvojë e zhyti në depresion dhe varësi./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›