E Hënë, 2 Nëntor 2026

MUZIKË – Vdes bateristi legjendar i xhazit, Jack DeJohnette

NJU JORK, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Bateristi amerikan i xhazit, Jack DeJohnette vdiq dje në moshën 83-vjeçare në Woodstock, në shoqërinë e gruas dhe miqve të tij të ngushtë, konfirmoi sot ekipi i tij.

DeJohnette ishte një nga bateristët më të rëndësishëm të xhazit të gjeneratës së tij.

Diskografia e tij që ndryshonte zhanre përfshin punë me yje të tillë si John Coltrane, Bill Evans dhe Miles Davis.

Nga vitet 1970, ai regjistroi disa albume, ku ndër më të famshmit ishin “Special Edition” dhe “New Directions”.

I lindur më 9 gusht 1942 në Çikago, DeJohnette luajti piano që nga mosha 4-vjeçare, përpara se të kalonte në bateri në shkollën e mesme.

Më vonë ai punoi si pianist dhe kompozitor.

Pasi studioi muzikë, karriera e tij filloi në Nju Jork në vitin 1966.

Ai luajti në ansamblin e xhazit të Coltrane, pastaj me kuartetin e Charles Lloyd, ku bënte pjesë edhe pianisti i ri Keith Jarrett.

Së bashku me Jarrett dhe basistin Gary Peacock, DeJohnette themeloi ”Keith Jarrett Trio” në vitet 1980./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›