Ka drejtuar dhjetë nga 18 vitet e tranzicionit. Mjekësia: zero
Thuhet që nese do të shikosh avancimin e një vendi, shikoji Mjekësinë dhe Arsimin. Pas 18 vjetesh “tranzicion” në Shqipëri, 10 nga të cilat i ka drejtuar një ish- mjek i shquar, pasqyrimi është ZERO.
Më zi se mjekësia shqiptare sot nuk ka: aq sa thuhet, “Mos paç hall te doktori”.
Ish-mjeku i shquar ka pergjegjesine e madhe jo s’e ka emeruar në krye të saj lloj-lloj sharlatanesh partiake e injorante, por sepse as nuk ka bere e as nuk duket se ka ndërmend diçka serioze në hartimin e një strategjie për mjekesine (qofte edhe modeste).
Në asnje vend të botes nuk ka në krye të qeverise një mjek dhe të jetë në këtë “derexhe” mjekësia. Nëse nuk di ta shpetojë, le të marri rreth vetes njerëz të zote e ta konsultojne. Nuk është fare për mendimin tim, korrupsioni që nuk e le mjekësinë dhe duhen reforma e lloj-lloj pallavrash. Mjeku është njeri dhe semundjen e vuan njelloj si të tjerët, mos edhe me keq.