Pa parë të vërtetën në sy e pa u përshëndetur me të sinqerisht
E quaj të rëndësishëm faktin që në këtë rubrikë ka kritikë të vazhdueshme dhe shpesh shumë më efikase e cilësore se analizat apo tjerrjet pa fund të muhabeteve analitike në TV.
Ne shqiptarët e kemi të domosdoshme, mendoj unë, kritikën ndaj vetes. Nëse mohojmë gjendjen absurde shoqerore-ekonomike-politike, në të cilen ndodhemi, atehere ne si shoqeri mashtrojmë vetveten, që do të thote, në radhe të pare, se po sillemi në mënyrë cinike.
Psikologjikisht, mosnjohja e të metave tek vetja, ka impakt mjaft negativ. Pa riparuar të metat, nuk shohim dot përpara. Pa pare të verteten në sy e u pershendetur me të sinqerisht, e ardhmja për nji shoqeri do mbetet gjithmonë ENIGME.