Kaka: Dua ta mbyll karrierën te Milan
Mesfushori brazilian i Milanit, Rikardo Kaka, ka bërë të qartë se do të dëshironte të vishte përgjithmonë fanellën e skuadrës kuqezi. "Mendoj se do të vesh fanellën e Milanit gjatë të gjithë karrierës, pasi nuk e shoh veten me një ekip tjetër, edhe pse nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. E sigurt është që nuk do të luaj me ekipe të tjera në Itali, ndaj alternativat janë Barcelona, Real Madrid, Arsenal, Man Utd, Liverpul apo Çelsi", tha ai.